I ndryshonte datën e skadencës ushqimeve, arrestohet 62-vjeçari! Në pranga dhe 9 të tjerë

schedule09:27 - 4 Mars, 2021

schedule 09:27 - 4 Mars, 2021

Një 62-vjeçar i identifikuar si Mihal Kote është arrestuar nga policia pasi akuzohet se i ndryshonte datën e skadencës disa produkteve që prodhonte si dhe kishte përdorur etiketa false në produkte ushqimore që më pas i shiste. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.

Ndërkohë policia njofton se në pranga janë vënë edhe 9 persona të tjerë për vepra të ndryshime penale.

“Vijon puna nga strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë. Gjatë 24 orëve të fundit janë vënë në pranga 10 shtetas, për vepra të ndryshme penale.

Nga specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit Ekonomiko-Financiar, në bashkëpunim me Sektorin e Monitorimit dhe Hetimit të Agjencisë Kombëtare të Ushqimit, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit M. K., 62 vjeç, pasi nga kontrolli i ushtruar në subjektin e tij tregtar u konstatua se ky shtetas kishte të ndryshuara datat e skadencës të disa produkteve që prodhonte, kishte paraqitur të rremë etiketimin e disa produkteve ushqimore që shiste dhe disa produkte të tjera i kishte të papajisura me fatura tatimore me TVSH.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit K. R., 41 vjeç, pasi gjatë kontrollit fizik iu gjet dhe iu sekuestrua një sasi me lëndë të dyshuar heroinë.

Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 2 u bë ndalimi i shtetasit K. N., 23 vjeç, pasi Gjykata e Shkallës Parë Tiranë i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Kanosja për shkak të detyrës” dhe “Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit”.

Po nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 2 u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit Xh. R., 29 vjeç, sepse në rrugën “Frederik Shiroka”, në lokalin që kishte marrë me qira u konstatua duke ushtruar veprimtarinë e kundërligjshme të lojërave të fatit (baste sportive).

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 3 bënë ndalimin e shtetasve A. A., 50 vjeç dhe M. Z., 34 vjeç, të dy të dënuar më parë për veprën penale “Vjedhja”, sepse në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë vjedhur portofolin e shtetases M. C.Specialistët e Qarkullimit bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve:

  1. R., 49 vjeç, për veprat penale veprat penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor” dhe “Largimi nga vendi i aksidentit”, pasi më datë 01.03.2021, ka aksidentuar dhe është larguar nga vendngjarja, shtetasin I. I., i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve;
  2. V., 68 vjeç, pasi duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur është përfshirë në një aksident vetëm me dëme materiale;
  3. H., 34 vjeç dhe S. B., 27 vjeç, pasi u kapën në flagrancë duke drejtuar mjetet përkatëse në gjendje të dehur.
    —-
  • Më datë 03.03.2021 u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë dhe punohet për kapjen dhe shoqërimin e shtetasit Sh. N., 35 vjeç, sepse me anë të mashtrimit i ka marrë një shumë parash shtetasit A. H.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme”, njofton policia./mv.abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!