I ndodh sërish Barçës, asnjë gjuatje në portë në pjesën e parë ndaj Benfica

schedule23:20 - 29 Shtator, 2021

schedule 23:20 - 29 Shtator, 2021

Barcelona është duke kaluar një nga periudhat më të errëta të historisë së saj nën urdhrat e Ronald Koeman dhe kjo treguar edhe pjesa e parë e ndeshjes kundër Benficës.

Statistiakt e pjesës së parë tregojnë që Barcelona e ka posedimin më të mirë të topit me 59% kundrejt 41% te portugezëve, por befasia e madhe është që “katalanasit” nuk kanë pasur asnjë goditje brenda kuadratit të portës.

Një gjë e tillë skuadrës së Ronald Koeman i kishte ndodhur edhe në ndeshjen e parë të këtij grupi kundër Bayern ku nuk pati asnjë goditje në portë gjatë gjithë 90 minutave lojë. /albeu.com/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!