I mposhti “i vetëm” në “Santiago Bernabeu”, Real Madrid piketon “yllin” e Villarreal

schedule18:14 - 11 Prill, 2023

schedule 18:14 - 11 Prill, 2023

Pasi “i turpëroi” mbrëmjen e së shtunës në mitikun “Santiago Bernabeu”, “fanazisti” i Villarreal, Samuel Chukëueze ka rënë në radarët e “galaktikëve” të Real Madrid. Nigeriani 23-vjeçar ishte protagonisti absolut i përballjes të së shtunës ndaj madrilenëve, ku arriti të shënonte 2 gola, si dhe krijoi golin e 3-të për “nëndetëset e verdha”.

Tashmë në mediat spanjolle është përhapur lajmi se Florentino Perez e pëlqen nigerianin dhe mendohet se klubi “merenges” do të ofrojë plot 50 milionë euro për kartonin e 23-vjeçarit, ofertë kjo tepër “joshëse” për një klub si Villarreal.

Ndërkaq, kujtojmë se kontrata aktuale e Chukëueze me Villarreal skadon në verën e vitit 2024, ndërsa ka dhe një klauzolë me vlerë prej 100 milionë eurosh. /i.m /abcnews.al 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!