I moshuari që bën palestër çdo ditë: Ndihem më mirë me shëndet se kur isha 50 vjeç

schedule08:39 - 5 Nëntor, 2024

schedule 08:39 - 5 Nëntor, 2024

Është 75 vjeç, por asnjëherë nuk e kalon ditën pa ushtrime fizike. Hazir Demaj nga Kosova thotë se për të bërë palestër është motivuar nga nipi dhe mbesa e tij.

Në një intervistë për emisionin “ABC-ja e mëngjesit”, 75 vjeçari tregoi se palestra e ka bërë që të dalë nga zona e komfortit. Nga 95 kg që peshonte, tani ka rënë në 75 kg.

“Ditën e parë kur kam ardhur në palestër, takova tre djem, të cilët më ofruan ndihmë. Më thanë që do të ushtrosh me neve dhe prej asaj dite edhe deri më sot, me njërin prej tyre jam duke ushtruar. I bie 6 vite. Kam pasur 95 kg. Mirëpo, me punë dhe me ushtrime, tani e kam peshën tamam, 77 kg. Përpos peshave, bëj edhe atletikë.”, u shpreh ai.

Ai thotë se tani ndihet më mirë me shëndet se më parë falë ushtrimeve.

“Në fillim kam pasur dhimbje të krahut, edhe pallton kisha problem me veshur. Mirëpo, pas ushtrimeve, më ka kaluar pas një kohe të shkurtër dhe tani jam më mirë me shëndet se kur isha 50 vjeç.“, shtoi Hazir Demaj duke shtuar se “nuk ka ilaç më të mirë sesa ushtrimet fizike”. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!