I moshuari përdor numrat që pa rastësisht në TV për të luajtur lotari, fiton 50,000 dollarë

schedule17:20 - 15 Shtator, 2022

schedule 17:20 - 15 Shtator, 2022

Një i moshuar nga Maryland përdori kombinimin e numrave që pa në televizor për të luajtur llotarinë dhe fitoi 50,000 dollarë.

82-vjeçari u tha zyrtarëve të Lotarisë në Maryland se bileta Pick 5 që ai bleu për shortin e 1 shtatorit kishte një sërë numrash nga një burim i pazakontë.

“Po shikoja një film dhe si adresë më tregohej numri 2103”, kujton lojtari. “Pastaj, programi tjetër tregoi të njëjtin numër si adresa”.

I moshuari përdori numrin për të blerë një biletë Pick 4 dhe shtoi një 1 shtesë në fund për të blerë një biletë Pick 5.

I moshuari tha se telefonoi menjëherë motrën e tij për të ndarë lajmin.

“Ajo më ngacmon dhe më thotë që paratë që luaj në llotari i vendos në një kavanoz”, tha ai. “Po ta kisha bërë këtë, nuk do të kisha fituar”./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!