Një i moshuar është dërguar me urgjencë mbrëmjen e sotme në spitalin e Tropojës. Policia njofton se sonte rreth orës 19:40, 87 vjeçari me inicialet A. M. nga fshati Lllugaj, dyshohet se është vetëplagosur me armë zjarri, tip pistoletë.
Në vendin e ngjarjes shërbimet e policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale armën e zjarrit, me të cilën dyshohet se është vetëplagosur 87-vjeçari.
Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tropojë, vijon punën për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes./ Abcnews.al