I moshuara bie nga shkallët, 28-vjeçari nga hoteli, dy të vdekur në Tiranë

schedule15:47 - 10 Shtator, 2021

schedule 15:47 - 10 Shtator, 2021

Dy persona kanë humbur jetën tragjikisht në Tiranë ditën e sotme. Policia bën me dije se një 81-vjeçare është rrëzuar nga shkallët e pallatit ku banonte në rrugën ‘Ali Demi” dhe për pasojë ka ndërruar jetë.

Gjithashtu uniformat blu bëjnë me dije se ka humbur jetën edhe një 28-vjeçar, pasi dyshohet se ka rënë  aksidentalisht nga lartësia e hotelit ku po qëndronte në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”.

Njoftimi i policisë: 

Në rrugën “Ali Demi”, dyshohet se aksidentalisht është rrëzuar nga shkallët të pallatit ku banon dhe për pasojë ka ndëruar jetë shtetasja S. B, 81 vjeçe.

Në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, dyshohet se ka rënë aksidentalisht nga lartësia e hotelit ku po qëndronte shtetasi A. M., 28 vjeç, i cili ka humbur jetën në spital.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjeve.

g.v/abcnews.al