I mori jetën Floyd-it, ish-polici mund të marrë mbi 1 milion dollarë pension edhe nëse dënohet

schedule17:06 - 12 Qershor, 2020

schedule 17:06 - 12 Qershor, 2020

Ish-oficeri i policisë, në duart e të cilit humbi jetën afro-amerikani George Floyd, mund të marrë më shumë se 1 milion dollarë në benefite pensioni, edhe nëse dënohet me burg.

44-vjeçari Derek Chauvin përballet me akuza për vrasje të shkallës së dytë pasi mbajti gjurin e tij mbi 9 minuta në grykën e Floyd. Ai e mbajti gjurin tek qafa e Floyd-it edhe pse 46-vjeçari vazhdonte t’i lutej që ta lëshonte sepse nuk mund të merrte frymë.

Edhe nëse Chauvin dënohet me burg për vrasje, ai gjithsesi mund të marrë paratë nëse vendos që të dalë në pension pas moshës 50-vjeçare, sipas CNN. Disa shtete në SHBA kanë ligje që nuk i lejojnë punonjësit publikë që të marrin para nëse dënohen për krime të rënda, por Minnesota nuk është një prej tyre.

Duke llogaritur që ka 19 vite pune, nëse Chauvin del në pension në moshën 55-vjeçare ai mund të marrë rreth 50,000 dollarë në vit. Kjo do të thotë që për një periudhë kohore prej 30 vitesh, Chauvin mund të përfitojë të paktën 1.5 milion dollarë, pa llogaritur këtu kostot e jetesës. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!