Portieri i Kastriotit, Sali është zgjedhur edhe lojtari i ndeshjes kundër Partizanit, sfidë që përfundoi në barazim pa gola.
Një barazim që vlen shumë në garën për mbijetesë, duke marrë parasysh se demat konsiderohen një kundërshtarë i fortë.
Pas ndeshjes, gardiani i krutanëve është shprehur se për Kastriotin objektiv është gjithmonë ndeshja e radhës, ndërsa thekson se me mbështetjen e tifozëve janë më të fortë.
“Me ardhjen e trajnerit të ri ekipi ka ndryshuar shumë, ka ndryshuar mentaliteti dhe mënyra e lojës, jemi shumë të kënaqur me këto pikë dhe vazhdojmë të ecim para. Ekipi kundërshtar bëri maksimumin dhe të gjithë bën maksimumin.
Të gjitha ekipet janë të forta, të gjithë lojtarët japin maksimumin, të gjithë trajnerët bëjnë maksimumin. Të gjithë ekipet janë të rrezikshëm nuk duhet të mendojmë se s’ka ekipe të rrezikshme. Objektivi jonë është gjithmonë ndeshja e radhës dhe të japim maksimumin.
Të kesh tifozët në krah është një forcë më tepër të jep më shumë zemër, por ne jemi munduar të përshtatemi sepse nuk duhet të themi jo po s’kemi tifozët. Sigurisht që nuk është një ndjesi e mirë, por që nuk kemi ç’ti bëjmë”, deklaroi portieri i Kastriotit. /f.a/abcnews.al