I mohuan penallti Torinos ndaj Interit, pritet një muaj ndëshkim ndaj gjyqtarëve

schedule15:42 - 14 Mars, 2022

schedule 15:42 - 14 Mars, 2022

Pas penalltisë së bujshme që iu mohua Torinos ndaj Interit, momenti i llogarisë po afron për Marco Guidën dhe Davide Massa.

Sipas “Gazzetta dello Sport”, pritet një dënim prej të paktën 3 ose 4 ndeshjesh, që do të thotë 1 muaj jashtë arbitrimit. Ky dënim do të shkojë për gjyqtarin kryesor dhe për gjyqtarin e VAR-it pasi asnjëri prej tyre nuk e shqyrtoi atë penallti të dukshme nga Ranoçhia ndaj Belottit.

Për momentin nuk ka asgjë zyrtare, por përshtypja është se po shkojmë drejt një qëndrimi të prerë për gabimin e arbitrit dhe nënpunësit të VAR gjatë ndeshje Torino-Inter.

Nisur nga polemikat dhe qartësia e imazheve që kanë të bëjnë me faullin e Ranoçhia ndaj Belottit, në fund të fundit, për Guidën dhe Masën nuk duket se ka vend për justifikime./ h.ll/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!