I mituri u paraqit në gjendje shoku pas dëmtimeve nga një mjet bujqësor, realizohet me sukses ndërhyrja kirurgjikale te Trauma

schedule17:17 - 20 Prill, 2024

schedule 17:17 - 20 Prill, 2024

Një ndërhyrje kirurgjikale tepër komplekse është arritur të realizohet me sukses tek një pacient 5 vjeçar në Spitalin Universitar të Traumës.

Ministrja e Shëndetësisë Albana Koçiu ka ndarë në Facebook pamjet në Facebook, ndërsa shpjegon se i mituri i paraqit te Trauma në gjendje shoku dhe me dëmtime tepër të rënda nga një mjet bujqësor.

Falë kushteve të posaçme spitalore dhe aparaturave mjekësore si, imazheria e avancuar, implantet që përdoren në kirurgjinë ortopedike dhe atë vaskulare, pajisjeve të avancuara të anestezisë, u bë e mundur shpëtimi i jetës së fëmijës

Reagimi:

Një ndërhyrje kirurgjikale tepër komplekse u krye tek një pacient 5 vjeçar në Spitalin Universitar të Traumës, i cili u paraqit në gjendje shoku me dëmtime tepër të rënda nga një mjet bujqësor dhe iu nënshtrua ndërhyrjes kirurgjikale nga një ekip multidisiplinar.

Falë kushteve të posaçme spitalore dhe aparaturave mjekësore si, imazheria e avancuar, implantet që përdoren në kirurgjinë ortopedike dhe atë vaskulare, pajisjeve të avancuara të anestezisë, u bë e mundur shpëtimi i jetës së fëmijës, trajtimi intensiv dhe rekuperimi me sa më pak pasoja traumatike pranë Shërbimit të Ortopedisë të Traumës.

Mirënjohje ekipit mjekësor të Spitalit Universitar të Traumës për profesionalizmin, gatishmërinë dhe përkushtimin, Dr. Ervin Sulaj, Dr. Flamur Vellku, Dr. Ervin Nepravishta, Dr. Tahir Çela, Dr. Edmond Faber, Dr. Medien Xhaferri dhe Dr. Gent Zikaj.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!