Apeli i Tiranës lë në fuqi masën e sigurisë “arrest shtëpie” për Roland dhe Ina Xhaxhon, ndërsa ka prishur vendimin për Marta Ginën, nga “arrest shtëpie” në “detyrim paraqitje”.
Ndërsa ndaj dy mjekëve të IML, Elton Serani dhe Erindo Allo është hequr masa “pezullim nga detyra”, pasi Gjykata e Tiranës e kishte caktuar këtë masë vetëm për një periudhë 1 mujore.
3-vjecari B.Spahia humbi jetën 2 vite më parë në klinikën detare “Splendent”, pas ndërhyrjes në 14 dhëmbë.

