I mbijetoi atentatit me pesë plumba, ekzekutohet në Budva anëtari i klanit të njohur mafioz

schedule09:28 - 18 Qershor, 2022

schedule 09:28 - 18 Qershor, 2022

Një nga anëtarët e lartë të klanit mafioz “Skajlar”, Miliq Minja Shakoviç është ekzekutuar me armë zjarri rreth mesnatës së djeshme në Budva.

Sipas mediave malazeze, Shakoviç i kishte mbijetuar një atentati në vitin 2017, pasi u qëllua me pesë plumba në gjoks në qendër të Podgoricës, ku po priste për të marrë makinën e tij nga lavazhi.

Si pasojë e atentatit, mbeti i vrarë djali i pronarit të lavazhit, i cili nuk kishte asnjë lidhje me Shakoviç apo grupet kriminale.

Në fillim të marsit 2021, policia arrestoi një grup të organizuar kriminal prej pesë anëtarësh, i cili akuzohet për planifikimin e vrasjes së Shakoviç.

Për shkak të luftës mes klaneve, Shakoviç dilte shumë pak nga shtëpia dhe përdorte vetëm makinë të blinduar dhe shoqërohej nga truproja. /abcnews.al