Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Janinë. Autoritetet janë vënë në alarm pas gjetjes së një personi të pajetë.
Dyshohet se trupi i pajetë është mashkull dhe mund të jetë vrarë. Viktima ishte i mbështjellë me thasë plehrash rreth kokës dhe tek këmbët. Nuk dihen arsyet përse të ketë ndodhur kjo ngjarje. Sipas informacioneve paraprake të publikuara nga mediat greke, dyshohet se autorët pasi kanë kryer vrasjen, e kanë zhvendosur trupin në vendin ku dhe u gjet mëngjesin e kësaj të premteje.
Gjithashtu janë gjetur një palë pranga të cilat i ishin vendosur në dorën e majtë dhe një armë. Hetimet do të zbulojnë nëse arma është përdorur për ta qëlluar këtë shtetas. Autoritet njoftojnë se në zonë nuk është raportuar asnjë zhdukje dhe po kontrollohen të gjitha kamerat në zonën e Frontzu, në Janinë.
/abcnews.al/