Florian Kamberi me shumë mundësi nuk do të qëndrojë te Rangers, skuadër që e mori në huazim në muajin shkurt nga Hibernian. Këta të fundit e presin ën ekip me përfundimin e huazimit, ndërkohë që nga ana tjetër nuk mungojnë ofertat për sulmuesin shtatlartë.
“Glasgow Times” raporton se për Kamberin interesohen në Poloni dhe konkretisht është klubi i Lech Poznan që dëshiron ta ketë në skuadër sulmuesin. Sigurisht do të duhet të paguajë për kartonin e tij, pasi është nën kontratë me Hibernian deri në qershor të vitit 2022.
Sezonin e shkuar Kamberi realizoi tetë gola, kurse sivjet e ka gjetur rrugën e rrjetës vetëm katër herë në kampionat. Në të shkuarën ka luajtur me Grasshoper në Zvicër, ndërkohë që një sezon u aktivizua edhe në Bundesliga 2 me Karlsruher. /abcnews.al