Këshilli i Lartë i Prokurorisë këtë të mërkurë ka bërë me dije se ka zëvendësuar Gent Ibrahimin të cilit i ka mbaruar mandati në krye të këtij institucioni.
Zëvendësuesja e tij do të jetë Mirela Bogdanin.
Ndërsa mësohet se për postin e kryetarit të KLP-së janë disa kandidatë brenda këtij institucioni. Alfred Balla, Nurihan Seiti, Tartar Bazaj, Mirela Bogdani janë emrat që synojnë postin e kreut të KLP-së.Ndërsa Sandër Beci është në fund të mandatit dhe mund të mos kandidojë.
Kryetari i KLP-së do të zgjidhet nga radhët e anëtarëve që vijnë nga jashtë sistemit./abcnews.al