“I mbajta makinën”, zbardhen kodet e trafikantëve të “Shpirtit” për drogën

schedule13:51 - 5 Korrik, 2021

schedule 13:51 - 5 Korrik, 2021

Në dosjen hetimore të operacionit ndërkombëtar “Shpirti”, janë deshifruar edhe kodet që përdornin anëtarët e bandës kriminale gjatë bisedave telefonike.  Malton Lleshi i dërgon një SMS Ferhat Ajdinit duke i kërkuar të gjejë blerës për lëndën narkotike që paguan me para në dorë.

“Që përputhen në mënyrë të saktë me deklarimet e shtetasve Fiqiret Seferi dhe Ferhat Ajdini janë të dhënat që kanë rezultuar nga përgjimi telefonik në ditët më pas ku shtetasi Malton Lleshi në pamundësi për të paguar ata të dy, përsa kishin rëndë dakord për trafikimin e lëndës narkotike nga Shqipëria në Itali, ju kishte dhënë mundësinë t’ia jepnin ndonjërit që ishte në gjendje për ta paguar menjëherë.

Kjo rrethanë rezulton nga SMS të dërguar në orën 13:13 të datës 18  gusht 2016 nga shtetasi Malton Lleshi në drejtim të shtetasit Ferhat Ajdini. “ Ehi shikoj mos të gjesh ndonjë që e merr me lekë në dorë aty e më thuaj se i bëjmë një çmim të mirë.

Lexo edhe: DOSJA/ “Daja” zot i drogës nga Shqipëria në Itali, i penduari: Pagoi 4000 euro avokatin italian

Menjëherë më pas në orën 13:16, shtetasi Ferhat Ajdini i ka dërguar një SMS si përgjigje shtetasit Malton Lleshi, me të cilin i thonte se e kishte shitur me 13/14 euro për gram, domethënë 1300/1400 euro për kg”, thuhet në dosje.

Më pas Ferhat Ajdini e njofton Fiqiret Seferin se i ka mbajtur makinën Malton Lleshit duke iu referuar lëndës narkotike.

“Ferhat Ajdini e azhornonte Fiqiret Seferin mbi akordet e marra me shtetasin Malton Lleshi duke e përdmendur me emrin Labi, duke i referuar në mënyrë të koduar që kishte mbajtur një pjesë të lëndës narkotike: “i mbajta makinën”.

Pyetjes së shtetasit Fiqiri Seferi nëse kishte mbajtur të gjithë lëndën narkotike të mbetur.  “I ke mbajtur makinën? (…) të gjithë!”. Referimi i “makinës”, duke pasur fjalën për ngarkesën me lëndë narkotike të trafikuar nga Shqipëria që kishte ngelur në disponim të Ferhat Ajdinit”, thuhet në dosje. m.v/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!