“I lutemi Zotit të na dërgojë ujë!” Liqeni në Kili kthehet në shkretëtirë, mbushet me skelete kafshësh

schedule14:39 - 13 Qershor, 2022

schedule 14:39 - 13 Qershor, 2022

Ngrohja globale ka ndikuar edhe banorët e Valparaiso në Kili, ku rezervuari Penuelas që furnizonte me ujë qytetin, tashmë ka mbetuyr me shumë pak ujë.

Një hapësirë e madhe dheu e tharë dhe e plasaritur që dikur ishte shtrati i liqenit është i mbushur me skelete peshqish dhe kafshë të dëshpëruara që kërkojnë ujë.

Mes një thatësire historike 13-vjeçare, nivelet e reshjeve kanë rënë në vendin e Anmerikës së Jugut që laget nga brigjet e Paqësorit. Temperaturat më të larta të ajrit kanë bërë që bora në Ande, dikur një depo kryesore e ujit të shkrirë për pranverën dhe verën të shkrihet më shpejt ose të kthehet drejtpërdrejt në avull.

“Duhet t’i lutemi Zotit që të na dërgojë ujë”, thonë banorët aty pranë.

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!