“I lumtur për fitoren”, De Ligt jep opinionin e tij mbi kampionatet: Të dyja janë të vështira

schedule14:20 - 8 Shtator, 2022

schedule 14:20 - 8 Shtator, 2022

Matthijs de Ligt është shndërruar menjëherë në një lojtar kryesorë te skuadra e Bayern Munich. Lojtari Hoklandez u largua nga Juventusi gjatë merkatos së verës duke zgjedhur “Allianz Arena” për të vazhduar karrierën e tij.

Në ndeshjen e mbrëmshme që Bayern zhvilloi ndaj Interit në “San Siro’ në kudër të fazës së grupeve të Champions League dhe e fituar me shifrat 2-0, ishte hera e parë që holandezi rikthehej në Itali që pas largimit të tij.

Pas kësaj ndeshje, De Ligt për “Sky Sport” ka folur për suksesin e skuadrës së tij si dhe kalimin e tij te Bayern, ndërsa nuk nguroi të jepte dhe opinionin e tij mbi ndryshimet mes dy kampionateve.

“Ndeshja ishte shumë e mirë, pa dyshim jo perfekte. Ne luajtëm lojën tonë. Edhe Interi luajti mirë, por në fund dolëm shumë mirë.

Po stërvitem me sulmuesi më të fortë në botë. Në fillim kam pasur vështirësi, por ditë pas dite mësohesh dhe përmirësohesh. Kjo është shumë e rëndësishme për mua. Të dy kampionatet janë të vështira. Në Itali bën më shumë taktikë dhe skema, më pak intensitet dhe mbi të gjitha në sprint. Në fillim pata disa vështirësi me intensitetin e punës që bënim në fushë, por tani kam arritur formë të mirë”, ka deklaruar holandezi. /f.a/abcnews.al