“I Lumi Dom Shtjefën Kurti”, bashkëautorët flasin për librin dhe të dhënat historike

schedule08:54 - 31 Korrik, 2020

schedule 08:54 - 31 Korrik, 2020

Mëngjesin e sotëm në emisionin “ABC e Mëngjesit” është diskutuar për librin “I Lumi Dom Shtjefën Kurti, Dëshmitar i kishës martire”, përgatitur nga studiuesit Nikollë Loka dhe Nikolin Kurti.

Këta të fundit kanë qenë të ftuar në studion dhe kanë  rrëfyer pasqyrimin e jetës dhe veprimtarisë të dom Shtjefën Kurtit, duke nënvizuar përmasën e tij si atdhetar, meshtar dhe demokrat.

Ashtu si në vepër ata janë ndalur tek të dhënat historike, shoqërore e politike të kohës ku jetoi e veproi I Lumi Dom Shtjefën Kurti.

“Tre priftërinj katolit demostrojnë para botës shtypjen e popullësisë fetare. Duke kaluar nga problem fetar që e bëni serbët në problem kombëtar, etnik.  Pas këtij memorandumi, qeveria jugosllave dërgoi një ambasador në Lidhjen e Kombëve dhe 7 vjet më mbrapa ministria e Jashtme kërkonte dokumentin për t’u përgjigjur. Duhet thënë se pas këtij memorandumi  pati një lëshim të të drejtave të shqiptarëve. Qeveria jugoslave ishte e detyruar, për shembull iu dha e drejta në shqip në shkollat fetare.Ndërkohë nuk pati vrasje arbitrare në masë dhe procesi i përndjekjes shqiptare kaloi më shumë në kanale ligjore.”, u shpreh Nikoll Loka.

Më tej, avokati Alfred Duka hyri në detaje më historike: “Dënimi i parë në 47, akuzohet për bashkëpunim me amerikanët, britanikët dhe francezët”.

“Lufta është fillimi dhe i fundi i një segmenti historik. Lufta  nacional -cclirimtare duhet thënë se filloi me organizimin komunist, të cilët kishin në krye të tyre drejtues serbë. Përsa kohë në krye ishte partia komuniste dhe serbët, shqiptarët nguruan të ishin pjesë e kësaj lufte. Me ardhjen e emisarëve perindimorë si britanikë e francezëve në 43, kemi një pjesëmarrje masive ne luftë. Shqiptarët nisën të besonin që pas luftës, komunistët e shfrytëzuan  këtë situatë dhe realizohet çlirimi i Shqipërisë”.

“Kur unë kam lindur, Dom Shtjefën ishte në burg, ndërsa im atë në internim. Kur doli në ’63 jemi takuar fizikisht dhe kemi ndjenjur, i kemi vajtur herë pas here. Pastaj u tmerruam kur u arrestua. Pastaj u përhap lajmi në masë se e kishin vrarë. E kemi marrë vesh nga televizori. Dyshonim se e kishin vrarë, por vetëm kur e dëgjuam në televizor e besuam 100%”, përfundoi Nikolin Kurti./abcnews.al