I lirë ne fund të sezonit, Zidane kontakton me austriakun

schedule12:17 - 19 Nëntor, 2020

schedule 12:17 - 19 Nëntor, 2020

Kontrata e David Alaba me Bayern Munich përfundon në verën e ardhshme dhe rinovimi me Bayern Munich ka dështuar. Mbrojtësi do të largohet me parametra zero në verë dhe kandidatët për ta bërë të tyrin janë të shumtë në listë.

 

David Alaba

“Kicker” raporton se për austriakun ka hyrë në veprim Real Madrid. Mësohet se trajneri Zidane ka pasur kontakt me lojtarin dhe tratativat pritet të marrin formë konkrete në janar, kur 28-vjeçarit i lejohet të firmosë një parakontratë me klubin e tij të ardhshëm.

Për të ka pasur interes edhe nga Barcelona muaj më parë, por situata financiare aktuale nuk ia lejon katalansve përballimin e pagës së mbrojtësit. Alaba e do edhe PSG, që është në gjendje t’i ofrojë pagë të majme dhe ta bëjë lider të repartit difensiv. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!