I lindur në Spanjë por “i vjedhur” nga Argjentina, e kerkoi Reali por e mori United

schedule11:30 - 12 Maj, 2022

schedule 11:30 - 12 Maj, 2022

Rreth 67,492 tifozë morën pjesë në finalen e FA Youth Cup mes skuadrave nën-18 vjeç të Manchester United dhe Nottingham Forest në Old Trafford të mërkurën mbrëma.

“Djajtë e Kuq” fituan 3-1 në tokën vendase për të ngritur trofeun, me Alejandro Garnacho që shënoi dy herë për ta çuar atë në titullin e tyre të 11-të të FA Youth Cup.

I lindur në Madrid, Garnacho, i cili shënoi pesë gola gjatë gjithë turneut, u zgjodh si lojtari i ri i vitit i Manchester United. Ky çmim më parë iu dorëzua legjendave të klubit, si Paul Scholes, Ryan Giggs, Phil Neville dhe Marcus Rashford, ndër të tjera.

Sir Alex Ferguson dhe kapiteni i Manchester United, Harry Maguire, morën pjesë gjithashtu në ndeshjen historike, e cila tërhoqi turmën më të madhe në historinë e kompeticionit.

Nga Atletico Madrid në Manchester United

Garnacho, i cili së fundmi është thirrur nga Argjentina, vendosi të largohet nga Atletico Madrid në vitin 2020 për t’iu bashkuar akademisë së Manchester United, mes interesimit nga Borussia Dortmund dhe Real Madrid.

Më 28 prill, 17-vjeçari bëri debutimin e tij me ekipin e parë, duke luajtur disa minuta kundër Chelseat në Premier League.

Pse Garnacho luan për Argjentinën në vend të Spanjës?

Garnacho ka lindur në Madrid më 1 korrik 2004, por ai është djali i një nëne argjentinase. Duke pasur një shtetësi të dyfishtë, “mrekullia” e Manchester United kishte zgjedhjen për të zgjedhur ose kombëtaren spanjolle ose Argjentinën.

Ai ishte me të rinjtë e Spanjës deri në momentin kur u thirr nga Lionel Scaloni për të përfaqësuar Argjentinën. Garnacho festoi triumfin e tij në Kupën e të rinjve FA me flamurin argjentinas./h.ll/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!