I lënë në harresë, fshati Skuraj njihet për kishat shekullore dhe legjendat që nga koha e Skëndërbeut

schedule15:43 - 14 Mars, 2021

schedule 15:43 - 14 Mars, 2021

Fshati Skuraj i Kurbinit është i mbushur plot histori, kisha shekullore dhe legjenda që prej kohës së betejave të Skënderbeut. Po që ti zbulosh me radhë të gjitha këto asete duhet të përshkruash një rrugë shumë të dëmtuar me mjete të larta. Hera herës gjatë rrugës jemi detyruar të ndalojmë dhe të plotësojmë pjesë të dëmtuar të saj me gurë.

Kjo rrugë është mirëmbajtur nga vetë banorët prej shumë vitesh dhe shpesh herë ata kanë pasur probleme për të varrosur të afërmit. Pasi varrezat janë ngritur në kodër.

Prega ciceroni ynë tregon se zona ka qenë e rrethuar nga 7 kisha. Tek rrënojat kishës 900 vjeçare të Shëngjergjit mbahen dhe në këto kohë ceremoni fetare.

Kur vijnë për festa njerëzit fetare, prifti këtu shtron meshën dhe këtu hyjnë dhe shohin meshë për 23 prill Shëngjergjit. Ceremoni fetare në rrënojat e kishës së Shëngjergjit dhe sot. Aty kanë qenë këmbanat e kishës. Kishën 900 vjeçare e Shën Gjergjit. 6 fise festojnë këtu dhe lutemi në 23 prill për Shëngjergj. Në ‘67 na kanë treguar deri sa u prish. Kanë qenë 450 familje. Nga sëmundjet njerëzit e para kanë vdekur dhe kemi 600 vjet që kemi ardhur ne”, ka thënë Prenga.

Ndër të tjera ai bën me dije se muret nuk janë restauruar kurrë dhe nëse s’vihet dorë do humbë bashkë me këto pak gurë dhe historia.

“Kishës i kanë ngelur vetëm muret, rrënojat e saj”, ka thënë ai.

Më e famshmja në këtë zonë është dhe legjenda e Skendërbeut që pasi beri një kryq në këtë gur doli ujë i cili shoi etjen e ushtarëve të tij.

“Tani ndodhemi në gur fortana këtu Skënderbeu ka ardhur në rrugën e vromit dhe skishte ujë dhe ushtria i tha mbaruam për ujë. Skendebeu ka nxjerrë shpatën dhe ka bërë kryqin dhe doli ujë. Skënderbeu tha ” ketu te burosh dhe ketu te humbesh”. Më pas ka gjetur Kol Malcin që punonte tokën dhe i ka thënë mirësevjen o zoti i dheut. Ta presim kaun dhe kish kryq në zemër një kau. Ta paguaj. Kol Malci i tregoi se ku mund ti zinte pritë turkut. Skënderbeu ju bëri pritë ju mori shpatat dhe turqit u dorëzuan. Rrugën ja tregoi Kol Malci. U bënë miq”, është shprehur Prenga.  

 Ndërsa në këtë zonë të largët të malësisë së Kurbinit falë ndihmës së një banori Skënderbeu korri një fitore të madhe. 

Gjithashtu ndodhet dhe një varr që mendohet të jetë i një prijësi të kohës së Skënderbeut dhe për të ka një legjendë./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!