I lanë pas keqkuptimet? Vëllezërit Veshaj bëjnë veprimin e papritur ndaj Lori Hoxhës

schedule12:49 - 1 Mars, 2022

schedule 12:49 - 1 Mars, 2022

Edhe pse Big Brother VIP ka mbaruar, rrjeti “zien” ende rreth ish konkurrentëve. Në mesin e tyre është dhe Donald Veshaj, që  ka qenë një ndër banorët më të komentuar për ngjarjet që kanë ndodhur brenda shtëpisë së famshme. Pasi finales, u përfol për një hatërmbetje se nuk kishte qenë fituesi.

Vëllezërit Veshaj hoqën nga lista e personave që ndjekin në Instagram, producente Lori Hoxhën. Ata fshinë gjithashtu dhe promon e emisionit “Më lër të flas” që ia mundësoi “Top Channel” nëpërmjet një surprize të këndshme gjatë kohës që Donaldi ndodhej brenda shtëpisë së famshme.

Këto spekulime u përforcuan pasi nuk mori pjesë në Post Big Brother. I habitën të gjithë kur shkoi bashkë me Romeon në festën pas përfundimit të reality show-t. Por pavarësisht pjesëmarrjes, thashethemet se gjërat janë krisur nuk u shuan. Së fundmi, vëllezërit Veshaj kanë surprizuar me veprimin e fundit.

Vëllezërit binjakë dhe Lori Hoxha kanë filluar të ndiqen sërish në “Instagram”, duke na bërë të besojmë se keqkuptimet janë lënë pas. /abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!