Wayne Rooney, golashënuesi më i mirë në historinë e Manchester United, ka qenë një ndër sulmuesit më të mirë në botë në vitet kur ishte në kulmin e karrierës. Kur anglezi u largua nga Manchester United në verën e vitit 2017, rolin e tij e mori një tjetër anglez.
Marcus Rashford, talenti i dalë nga akademia e “Djajve”, është njeriu të cilit drejtuesit e klubit i kanë besuar shumë, duke e bërë lojtarin më të paguar dhe duke i dhënë numrin 10 mbi shpinë. Dhe Rashford, po e bën më së miri detyrën e tij.
Me penalltinë e tij të shënuar kundër Bournemouth, Rashford u bë futbollisti i parë anglez që arrin në kuotën e 20 golave në të gjitha kompeticionet, që nga sezoni 2011-12, kur Wayne Rooney arrinte një kuotë të tillë. E tashmja dhe e ardhmja e Manchester United…/abcnews.al
20 – With his penalty against Bournemouth, Marcus Rashford has become the first English player to score 20 goals in all competitions in a season for Man Utd since Wayne Rooney in 2011-12 (34). Devilish. pic.twitter.com/kgKhwGRFso
— OptaJoe (@OptaJoe) July 4, 2020