I kuqi i parë në karrierë, Aliji nuk ia fal vetes dhe ka një mesazh

schedule12:23 - 26 Janar, 2020

schedule 12:23 - 26 Janar, 2020

Naser Aliji është ndëshkuar me karton të kuq në ndeshjen e djeshme që Honved barazoi në transfertë kundër Fehervar. Mbrojtësi i kombëtares la fushën e lojës në minutat shtesë dhe sot, kur ai është më i qetë, ka një mesazh për tifozët e skuadrës së tij.

“Të dashur tifozë, dua t’ju kërkoj falje për veprimin tim në fund të ndeshjes. Nuk ishte qëllimi im të bëja diçka të keqe. Ishte një veprim i keq, për të cilin dua t;u them më falni të gjithë tifozëve të Honved dhe shokëve të skuadrës.

Motoja ime është respekt dhe do të mbetet e tillë, ndaj më vjen keq dhe shpresoj të kthehem sa më shpejt të jetë e mundur”, shkruan Aliji në faqen e tij zyrtare në “Instagram”. Mbrojtësi i majtë është pjesë e Honved që në verë dhe numëron 12 ndeshje si titullar.

Aliji nuk shquhet si lojtar që ndëshkohet, madje ky është i pari i kuq që ai merr si futbollist profesionist. Futbollisti 26-vjeçar numëron eksperienca të rëndësishme si lojtar i Basel, Vaduz, Kaiserslautern, Virtus Entella dhe Dinamo Bucuresti. /abcnews.al

https://www.instagram.com/p/B7x9mjbnTbo/?utm_source=ig_web_copy_link

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!