I kritikojnë djalin për veshjen, Ronaldo u kthehet fansave siç e meritonin!

schedule11:02 - 9 Prill, 2022

schedule 11:02 - 9 Prill, 2022

Njerëzve u pëlqen të merren me llafe e të komentojnë lart e poshtë për veprimet e të tjerëve. Në shumë raste edhe veshjet komentohen, sikurse ka ndodhur së fundmi me Cristiano Junior.

Vetëm 11 vjeç, djali i Cristianos ka dalë në një foto me gjyshen e tij, Dolores. Gjithsesi ndjekësit e nënës së Ronaldos kanë dashur të merren me bluzën Nike dhe çorapet Adidas të djaloshit.

Përgjigjen e kanë marrë shpejt nga vetë Cristiano, i cili në postimin e nënës së tij ka komentuar: “Ai vesh atë që dëshiron, jo atë që dëshironi ju”.

Mijëra pëlqime te komenti i Ronaldos, që u jep një “leksion” ndjekësve në rrjetet sociale. / abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!