I kritikoi vajzën, nëna nga Ferizaj bën për spital mësuesen

schedule15:46 - 15 Tetor, 2021

schedule 15:46 - 15 Tetor, 2021

Një 35-vjeçare është arrestuar nga policia e Ferizajt, pasi akuzohet se ka sulmuar fizikisht mësuesen e vajzës së saj. Sipas policisë, ngjarja ka ndodhur në shkollën “Naim Frashëri” në fshatin Zaskok.

Shkak është bërë një  vërejtje që mësuesja kishte bërë ndaj vajzës, dhe 35-vjeçarja e ka sulmuar duke i shkaktuar lëndime në trup.

“Në lidhje me këtë, policia ka marr veprimet e duhura dhe menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka arrestuar personin e dyshuar me inicialet B.P (F/K) e moshës 35 vjeçare, e cila kishte sulmuar personin tjetër viktimën në këtë rast H.L ( F/K) e moshës 58 vjeçare , mësimdhënëse në këtë shkollë , duke i shkaktuar lëndime trupore dhe kishte marr tretman mjekësor në Qendrën Emergjente në Ferizaj. Deri të ky lëndim trupor kishte ardhur si shkak , se vajza e të dyshuarës , nxënëse në këtë shkollë kishte marr një vërejtje”.

“E dyshuara , pasi është intervistuar nga policia me vendim të Prokurorit të Prokurorisë Themelore në Ferizaj është dërguar në mbajtje për 48 orë , për procedura të mëtejme hetimore dhe rasti është iniciuar ‘’ Lëndim trupor dhe Vetëgjyqësi,” thuhet në njoftim. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!