I konfirmon Duka: Jo vetëm Riza, edhe dy raste me COVID-19 në FSHF

schedule14:37 - 11 Prill, 2020

schedule 14:37 - 11 Prill, 2020

Florian Riza nuk ishte i vetmi që u prek nga zyrtarët e Federatës Shqiptare të Futbollit. Ish-futbollisti i Tiranës doli pozitiv në javën e dytë të muajit mars dhe pasi ndodhi kjo, zyrat e FSHF u mbyllën.

Riza kishte pasur kontakt me kolegë të tjerë aty.

Tashmë ai e ka mposhtur COVID-19, por në FSHF janë prekur edhe dy të tjerë.

Vetë presidenti Armand Duka e ka pranuar diçka të tillë, teksa ka folur për “Në Fokus”, që transmetohet në TvT.

Kreu i FSHF ka konfirmuar se, veç Rizës, edhe një tjetër e ka kaluar infektimin, ndërkohë që tjetër ende e vijon betejën me virusin. Një tjetër personazh i botës së futbollit që ka bërë testin është edhe futbollisti Ndriçim Shtubina, i cili doli negativ. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!