Një 25-vjeçar është arrestuar nga policia e Pogradecit pasi është kapur nga shërbimet e policisë duke transportuar emigrantë të paligjshëm.
Sipas bluve në kuadër të operacionit “Perimetri 184” u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit M. Ç., 25 vjeç, banues në Tiranë. Shërbimet e Policisë Rrugore, kanë konstatuar në qytetin e Pogradecit, shtetasin M. Ç., duke transportuar me mjetin tip “Volkswagen”, në drejtim të Tiranës, 4 emigrantë të paligjshëm, të cilëve u kishte premtuar kalimin drejt vendeve të BE-së, kundrejt shpërblimit.
Po punohet për identifikimin dhe vënien para përgjegjësisë ligjore, të personave të tjerë të implikuar në këtë ngjarje.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Pogradec, për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”, kryer në bashkëpunim./Abcnews.al/