Një vajzë befasoi gjyshen e saj që po luftonte me jetën, duke e vizituar në spital e veshur me një fustan nusërie. Bethany Boykin nga Karolina e Veriut veshi fustanin e bardhë për gjyshen 87-vjeçare, kur kuptoi se nuk i kishin mbetur dhe shumë ditë jetë.
Mbesa e saj bashkëpunoi me një mikun e saj fotograf, për të forografuar këtë moment të veçantë. Imazhet emocionuese tregojnë momentin kur 25-vjeçarja qëndron pranë gjyshes e përlotur. 87-vjeçarja vdiq tetë ditë pasi mbesa i bëri surprizën.
“Gjithmonë besoja se të paktën do ta kisha në dasmën time edhe nëse gjyshi nuk do të ishte. Edhe kur e dija se nuk do të merrte dot pjesë në dasmë, gjithsesi shpresoja thellë brenda vetes se do ta bënte, por e dija që kjo nuk ishte reale. Kështu që xhirova momentin tonë, dhe kjo ishte mëse e mjaftueshme për mua.”, tha Bethany. /abcnews.al