“I kishim përgatitur varrin”, gruaja nxirret e gjallë nga rrënojat pas 11 ditësh nga tërmeti në Turqi

schedule08:01 - 17 Shkurt, 2023

schedule 08:01 - 17 Shkurt, 2023

Një grua është nxjerrë e gjallë nga rrënojat e tërmetit 11 ditë pas dy tërmeteve të fuqishme Turqinë jugore. 42 vjeçarja Neslihan Kiliç u nxor nga rrënojat në qytetin Kahramanmaras të enjten, pas 257 orësh mundimesh, dhe më vonë u transferua menjëherë në spital.

“Ne kishim përgatitur varrin e saj dhe u kërkuam punonjësve të shpëtimit të ndalonin gërmimin pasi kishim frikë se do të dëmtonin kufomat e mbetura nën rrënoja. Pak çaste më vonë, zëri i saj u dëgjua nga nën rrënojat e ndërtesës”, tha kunati i Kiliç për CNN Turk.

Burri dhe dy fëmijët e Kiliçit janë ende të zhdukur. CNN Turk raportoi se më shumë se 250 njerëz kishin humbur jetën në kompleksin shumëkatësh ku u gjet e gjallë Kiliç.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!