I kërkuar nga drejtësia italiane për trafikim narkotikësh, arrestohet 44-vjeçari në Lushnjë

schedule15:15 - 12 Shkurt, 2021

schedule 15:15 - 12 Shkurt, 2021

Një 44-vjeçar i shpallur në kërkim është arrestuar ditën e sotme në Lushnjë. Aleksandër (Genti) Rakipaj u arrestua përkohësisht me qëllim ekstradimin drejt Italisë.

Rakipaj u arrestua pasi Gjykata e Apelit Torino,  me vendimin e datës 13 janar 2021, e ka dënuar me 7 vjet burg, për trafik narkotikësh dhe pjesëmarrje në organizatë kriminale me qëllim trafikun e narkotikëve. 44-vjeçarit i kanë mbetur për të kryer edhe 4 vite burgim. sb/abcnews.al/