Ëmbëlsirat mbeten një sfidë për personat që kanë intolerancë ndaj sheqerit, sidomos në këto kohë festash. Mjekja nutricioniste Albana Daka shpjegoi për moderatorin Alban Musa disa sekrete mbi produket që njerëzit, të cilët nuk konsumojnë laktozë, gluten dhe ata diabetikë nuk mund të përdorin. Bashkë me kuzhinieren Donikën, treguan për publikun përgatitjen e tartes me produktet e duhura, ideale për personat që i kanë të ndaluara ëmbëlsirat.
“Sot po flitet shumë për dieta me pak karbohidrate të cilat nuk janë vetëm tek sheqeri. Sasia e sheqerit është shumë e lartë në krahasim me sasinë e sheqerit në karbohidratet e tjera, por sot ne flasim shumë për persona që kanë probleme me glutenin apo celiakisë, një sëmundje ku personat kanë disa dëmtime gjenetike që nuk lejojnë që produktet që kanë gluten të shpërbëjnë nga organizmi duke dhënë probleme në traktin tretës.
Personat që janë celiakë ose që kanë sensitivitet të shtuar apo intolerancë nga gluteni janë të privuaqr të hanë produkte pa gluten duke futur këtu dhe ëmbëlsirat. Apo personat që nuk duhet të konsumojnë laktozë, pra duhet të kenë produkte pa laktozë për një periudhë të shkurtër apo të gjatë, kjo varet nga problematikat. Ne sot do të kombinojmë për personat që nuk duhet të konsumojnë laktozë dhe gluten por dhe për personat diabetikë që duhet të kenë karbohidrate në sasi të ulët në regjimin e tyre.
Në festa nuk mund t’i privojmë nga ëmbëlsirat dhe rutina, prandaj mjekëit rekomandojnë sasi minimale të ëmbëlsirave por duke patur në llojin e tyre që përdorin. Për këtë arsye do tës shikojmë se kush janë miellrat me indeks glicemik të ulët, apo dhe frutat që duhet të përdorin diabetikët që duhet të kenë gjithashtu një nivel glicemik të ulët për të mbajtur një nivel normal të sheqerit në gjak.”, u shpreh ndër të tjera mjekja. /abcnews.al
Për më shumë ndiqni videon: