Gjatë muajve të ftohtë, përballemi një lëkurë të dehidratuar, të plasaritur dhe në shumë raste me probleme dermatologjike. Lëkura e duarve është e para që preket nga moti i ftohtë. Duke qenë se janë pjesa më e ekspozuar e trupit ndaj agjentëve të ndryshëm, është e rëndësishme t’i kushtohet dhe kujdesi i duhur.
Ekspertja Klea Mustafa ndau disa këshilla për t’i mbajtur duart sa më të buta. Mund të përdorni dy përbërës që gjenden lehtësisht në shtëpi, vaj ulliri dhe kripë. Mustafa shpjegoi se si të përgatisni një scrub-in. “Mjaftojnë këta përbërës për të pastruare qelizat e vdekura si një hap i parë drejt kujdesit të lëkurës së duarve”.
Ndiqni videon e mëposhtme për të mësuar se si ta përgatisni:
/abcnews.al