“I kënaqur me fitoren”, Çela për Ramadanin: Ka thënë se skuadra ime luan me shkelm

schedule19:25 - 30 Prill, 2022

schedule 19:25 - 30 Prill, 2022

Kastrioti mori një tjetër fitore të rëndësishme në kampionat, teksa këtë herë mposhti në dueli direkt për mbijetesë skuadrën e Egnatias, në sfidën e luajtur në Kamëz.

Kjo është edhe fitorja e 7-të rresht e djemve të Emiliano Çelës, që tashmë mund te hedhin sytë edhe nga vendi i 3-të, pasi kanë vetëm 3 pikë më pak se Partizani dhe Kukësi.

Pas ndeshjes, tekniku i krutanëve, Çela analizoi takimin e sotëm, ndërsa nuk nguroi t’iu kundërpërgjigjet edhe kolegut të tij Zekerija Ramadanit për akuzat që ky i fundit ka bërë ndaj tij.

7 fitore radhazi, i kënaqur me ndeshjen sot? “E kishim përgatitur ndryshe ndeshjen na rezultoi ndryshe, në pjesën e parë patëm probleme, ndoshta ekipi tregoi dhe lodhje nuk dua të them eufori, pasi nuk kam parë shenja euforie. Mediat ndikuan pasi e cilësuan ndeshjen të fituar pa filluar, pjesën e dytë ishim më mirë, me më shumë dinamizëm.”

Akuzat e Ramadanit që e ke ofenduar: “Jam shumë i zhgënjyer nga deklaratat që ka thënë kolegu im. Më ofendon trajneri i Egnatias që ka thënë këto fjalë, në momentin e golit të dytë i thash shiko se ku e ke shkelmin, pasi në këtë javë më ka ofenduar publikisht në një studio televizive duke thënë se Kastrioti luan me shkelm, dhe vetëm për këtë kam komunikuar me trajnerin e Egnatias. Nuk i kuptoj këto viktimizimet, pasi gjithmonë kam folur mirë për Egnatian, pasi janë ekip shumë i mirë dhe trajneri gjithashtu sepse më ka pëlqye puna e tij, nuk mund ti të ofendosh punën time dhe të çunave të mi, duke thënë se Kastrioti luan shkelm.” /f.a/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!