Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

“I ke shërbyer Çapjave, e di nga Suel Çela”/ Dosja “Plumbi i Artë”, Nuredin Dumani ballafaqohet me Xhuljan Hoxhën

schedule11:58 - 25 Shkurt, 2025

schedule 11:58 - 25 Shkurt, 2025

Në gjyqin e mbajtur në Gjykatën e Posaçme, i penduari i drejtësisë, Nuredin Dumani ka nxjerrë bashkëpunëtorët dhe ka treguar episodet kriminale, që ka kryer së bashku me ta.

Dumani u ballafaque në gjyq me Xhuljna Hoxhën, të cilit i tha se i ka shërbyer grupit Çapja në Elbasan.

Pjesa nga biseda në gjyq

Avokati: Nga momenti që ndërruat vendimmarrjen nga Dine Çami tek Bujar Çela iu ka ardhur ndonjë informacion nga Xhuljan Hoxha?

Nuredin Dumani: Jo nuk na ka sjellë.

Xhuljan Hoxha: Dumani ka deklaruar që unë i kam shërbyer grupit kriminal Çapja, kujt personi i kam shërbyer?

Nuredin Dumani: Emër nuk di. Kam folur me Suel Çelën në 2022, dhe ai kishte komplet dosjen. Dhe une e di nga Sueli këtë. Ndërsa ne fillim ma ka thënë Erion Alibej që ti i ke shërbyer Çapjave. Unë vetë nuk të kam parë dhe nuk e di i ke shërbyer Çapjave apo jo.

Xhuljan Hoxha: A më ka parë mua Dumani ndonjëherë të marr lekë unë nga Erion Alibej?

Nuredin Dumani: Jo./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!