“I kapëm në flagrancë me ndihma”, Bashkia Berat i përgjigjet PD: Po i çonim në magazinë

schedule22:16 - 19 Prill, 2021

schedule 22:16 - 19 Prill, 2021

Bashkia e Beratit ka reaguar pasi kandidati i PD-së Tomor Alizoti së bashku me disa mbështetës denoncuan se bllokuan një furgon me ndihma ushqimore, duke akuzuar se PS po shpërndan ndihma për vota dhe se brenda ndodhej një zyrtare e degës lokale të së majtës në pushtet.

Bashkia mohon akuzat e PD-së se po shpërndanin ndihma natën për qytetarët duke deklaruar se thjesht po i zhvendosnin nga një ambient i bashkisë në magazinë.

Bashkia Berat gjatë periudhës së pandemisë ka organizuar në ambientet e sallës së konferencave, mallra të ndryshëm për ndihmë ndaj familjeve të prekura nga pandemia.

Si rrjedhojë e kërkesës së strukturave të Bashkisë Berat për të organizuar aktivitete me grupet e interesit duke respektuar masat anti COVID, ka lindur nevoja e transferimit të bazës materiale nga salla e konferencave në magazinat e Drejtorisë Arsimore.

Strukturat e autorizuara kanë filluar zhvendosjen e këtyre materialeve në magazinat e përcaktuara.

Çdo tentative për të penguar funksionet e Bashkisë Berat tregon qartazi dëshpërimin e subjekteve politike të caktuara që kërkoj me çdo kusht të tensionojnë situatën dhe të njollosin qetësinë e zhvillimit të fushatës zgjedhore në qytetin e Beratit. Organet ligj-zbatuese duhen të ndjekin të gjitha hapat ligjore dhe ne garantojmë bashkëpunimin dhe transprencën maksimale në sqarimin e çdo akuze të motivuar nga verbëria politike” mbyllet deklarata./ db/ Abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!