I kanë veshur shumë yje, trendi i ri i pantallonave që po e pëlqejnë të gjithë

schedule11:53 - 13 Maj, 2022

schedule 11:53 - 13 Maj, 2022

Komoditeti është në modë dhe kjo ishte pikërisht ajo që nevojitet për pamjet e përditshme. Ndërsa në jetën tonë ka hyrë komoditeti, moda ka rikthyer në plan të parë trendet më të fundit. Linjat oversize, elementet sportive, por edhe veshjet e lirshme janë tashmë elementët e preferuar që zgjedhim çdo ditë.

Një ndër trendet që janë “përqafuar” më së shumti janë pantallonat e lirshme. Mund të keni parë shpesh yjet si Bella Hadid dhe Katie Holmes. Në fotot e tyre të shkrepura nga rrugët e Nju Jorkut, vajzat e ekranit zgjodhën dhe jo rastësisht pantallonat më komode dhe më cool të sezonit.

relaks-pantallona-2.jpg

Më konkretisht, Katie ka vënë bast për neutralen. Ajo ka zgjedhur pantallona të “relaksuara” në nuancë bezhë kombinuar me atlete te bardha. Bella Hadid nga ana tjetër, veshi një palë tuta të zeza, me një bluzë të thjeshtë.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!