Moderatorja Elita Rudi ka treguar gjithmonë se ka një marrëdhënie shumë të ngushtë me motrën e saj, Natyra. Ato me njëra-tjetrën kanë edhe një ngjashmëri shumë të madhe, madje mund të duken edhe si binjake.
Sot, Natyra ka ditëlindjen dhe nuk kishte se si të mungonte një urim publik nga Elita, e cila ka ndarë në Instastory disa foto nga momente të ndryshme.
Ndërsa më tej, ka bërë edhe një dedikim për gjysmën e shpirtit të saj.
“Motrat janë shumë të ngjashme me shoqet më të mira.
Asnjëherë nuk e dini se ato mbajnë gjithmonë një sy të gati në mënyrë që asgjë të mos mund të shqetësojë lumturinë tuaj.
Gëzuar ditëlindjen Natyra Rudi!
Të dua!”, ka shkruar moderatorja.
Kujtojmë që ditët e fundit, Elita ka qenë në qendër të mediave rozë, pasi bashkëshorti i saj, reperi Gjiko u akuzua se kishte abuzuar me një të mitur./abcnews.al