Gjatë konferencës përballë gazetarëve, Lulzim Basha ka deklaruar se i ka thënë Sali Berishës të vendosë interesat e demokratëve të parat. Mirëpo, sipas tij, shumëkush që di të vërtetën, ka zgjedhur të shkojë pas gënjeshtrave.
Sakaq, Basha thekson se pavarësisht së kalurës ka vendosur të shohë drejt së ardhmes.
“Së pari, kam bërë atë që duhet të bëj çdo njëri që i dhimbset interesi i demokratëve. I kam thënë dhe zotit Berisha, të vendos interesat e demokratëve të parat. Ndërkohë që shumëkush që di të vërtetën, ka zgjedhur të shkojë pas rrenës.
Megjithatë, kjo është e kaluara, dhe unë kam zgjedhur të shoh drejt së ardhmes. Kush ka zgjedhur këtë gjë, le ta bëjë.
Unë kam zgjedhur mbështetjen për drejtësi. Kurrë më parë, nuk ka qene kjo mbështetje në interesat e qytetarëve tanë dhe qytetarëve të Kosovës”./abcnews.al