I kallëzuar nga Aleanca për Teatrin, Gjykata e Tiranës pushon çështjen ndaj Arbian Maznikut

schedule13:20 - 21 Tetor, 2020

schedule 13:20 - 21 Tetor, 2020

Gjykata e Tiranës pushon çështjen ndaj nën kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Arbjan Mazniku dhe për shtetasin Shkëlqim Fusha të akuzuar për shpërdorim detyre dhe korrupsion.

Gjyqtari Sokol Tona vendosi pushim të hetimeve me argumentin se nuk ka elementë të veprës penale.

Siç raportoi gazetarja Xhensila Kodra për abcnews.al, prokuroria e Tiranës dhe përfaqësues të aleancës së mbrojtjes së teatrit kërkuan që çështja të kalojë në SPAK.

Në përfundim të seancës, përfaqësuesit e aleancës thanë se do e apelojnë vendimin dhe se çështjen do e çojnë në SPAK.

Në 2019 aleanca kallëzoi në prokurori Arbjan Maznikun dhe Shkelqim Fushën me argumentin se ky i fundit i ka paguar nën kryetarit të bashkisë një faturë prej 1 800 eurosh për dy ditë në një hotel në Barcelonë. n.d./abcnews.al