Aktori i famshëm turk Tarik Unluoglu u përcoll për në banesën e fundit nga miq, kolegë dhe të afërmit e tij pasi humbi jetën nga sëmundja e kancerit në mushkri.
Lajmi për vdekjen në moshën 61-vjeçare të aktorit të dhjetëra roleve në teatër, filma dhe seriale futi në zi kinematografinë turke.
Miq dhe kolegë të shumtë ndanë dhimbjen e madhe të humbjes me bashkëshorten e Unluoglu, Gulenay Kalkan, e cila po ashtu është një emër i njohur i kinematografisë turke.
Unluoglu së fundmi ka luajtur rolin e Unal Kaplan në serialin “Familja e Madhe”.
Madje, mediat turke bëjnë me dije se ai luajti në këtë rol edhe pse ishte i sëmurë. /abcnews.al/

