Policia Kombëtare arrestoi pak ditë më parë në lagjen Sants të Barcelonës një person me origjinë shqiptare të cilit i ishte ndaluar hyrja në Spanjë.
Për këtë arsye shqiptari fshihej nën një identitet të rremë. Në vitin 2016, Gjykata e Barcelonës vendosi masën e dëbimit nga vendi dhe i ndaloi hyrjen në Spanjë.
Afati i ndalimit skadonte në maj 2023, por shqiptari ishte kthyer më herët dhe duke përdorur identitetin e rremë nuk u lokalizua nga policia.
I arrestuari ka precedentë të mëparshëm penalë, përfshirë grabitje me dhunë të rënduar nga përdorimi i armës së zjarrit, falsifikim dokumentesh dhe sulm ndaj punonjësve të rendit. Në momentin e arrestimit, policia verifikoi se ai mbante deri në tre identitete të rreme./Abcnews.al/


