I infektuar me Covid, 51-vjeçari rus gjendet i pajetë në sediljen e avionit

schedule15:15 - 3 Nëntor, 2021

schedule 15:15 - 3 Nëntor, 2021

Një 51-vjeçar rus që po udhëtonte me avion nga Stambolli për në Hamburg më 25 tetor ka pësuar një fund tragjik, pasi është gjetur i vdekur në sedijen e tij. Burri po fluturonte me një linjë ajrore gjermane. Ai u vu re nga një anëtar i ekuipazhit të avionit pasi pjesa tjetër e personave kishin zbarkuar, sipas Daily Mail.


Ndonëse ishte plotësisht i vaksinuar kundër koronavirusit, ai rezultoi pozitiv në testet e kryera pas vdekjes së tij. Deri më tani nuk dihet nëse 51-vjeçari kishte shfaqur ndonjë simptomë gjatë ditëve të fundit të jetës së tij.

Megjithatë, ekspertiza mjeko-ligjore ka rezultuar se 51 vjeçari ka vdekur gjatë fluturimit, ndërsa autoritetet theksuan se ai vuante edhe nga sëmundje të tjera./abcnews.al