Kryetari i Komunës së Drenasit në Kosovë, Ramiz Lladrovci është shtruar në spital pas infektimit me COVID-19.
Drejtori për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale në këtë komunë, Arsim Haxhiu e ka konfirmuar për mediat në Kosovë shtrimin e Lladrovcit në spital.
Sipas tij, gjendja e Lladrovcit është e stabilizuar.
“Po, është në observim klinik në SHSKUK nga e mërkura. Gjendja e tij është stabile”, ka thënë Haxhiu. Lladrovci ka njoftuar para 10 ditësh se ka rezultuar pozitiv me COVID-19. Ai kishte bërë me dije se kishte pak temperaturë dhe se do të jetë në izolim deri në shërimin e plotë.
“Mora njoftimin nga IKShPK se testi im për covid-19, është pozitiv. Kam pak temperaturë, pa shenja tjera. Ndjehem mirë. Izolimi im vijon në pajtim me rekomandimet e institucioneve shëndetësore deri në shërimin e plotë. Respektoni rekomandimet e IKShPK dhe të institucioneve tjera relevante. Bartni maskën, ruani distancën, mbani higjienën!”, shkroi Lladrovci.

