I infektuar me Covid-19, Imzot George Frendo del nga spitali në Itali

schedule12:16 - 25 Nëntor, 2020

schedule 12:16 - 25 Nëntor, 2020

Imzot George Frendo ka dalë nga spitali ku po trajtohej në Itali pasi rezultoi pozitiv me Covid-19. Lajmin e ka dhënë zyra e shtypit të KISH  e cila njofton se Arqipeshkëvi Metropolit i Tiranë-Durrës është duke zbatuar tashmë karaninën e nevojshme dhe është në pritje të tamponit të dytë negativ.

“Përmes këtij komunikimi, ju informojmë se gjendja shëndetësore e Sh. T. Imzot George Frendo, Arqipeshkëv Metropolit i Tiranë-Durrës, dhe President i Konferencës Ipeshkvore Shqiptare, (KISH), paraqitet shumë e mirë. Ka dy ditë që ka lënë spitalin “Acquaviva delle Fonti”, në Miulli (Bari). Aktualisht ndodhet në Kuvendin Françeskan Kapuçin në Bari, duke zbatuar karantinën e nevojshme deri në përgjigje të një tamponi të dytë që të rezultojë negativ nga Covid-19.

Nga kontakti i sotëm, që kemi pasur, ai i përcjell falënderimet dhe mirënjohjet e sinqerta për stafin mjekësor të Spitalit, për etërit Françeskan Kapuçin, ku aktualisht po qëndron, si dhe për të gjithë njerëzit dhe besimtarët të cilët e kanë kujtuar dhe vazhdojnë ta kujtojnë në lutje.

Ne vazhdojmë të lutemi, që ngushëllimi dhe prania e Zotit t’i mbështesë të gjithë ata që sot janë të sprovuar nga sëmundja si dhe çdo person i angazhuar në vijën e parë të kujdesit dhe shërbimit për ta. Zyra e Shtypit e KISH”, thuhet në njoftim./mv.abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!