Një biznesmen në Elbasan, i infektuar me COVID-19 ka humbur jetën.
Gazetari i “ABC News” Aldo Kozarja bën me dije se 62-vjeçari i konfirmuar me koronavirus për shkak të përkeqësimit të gjendjes shëndetësore u dërgua në spitalin COVID 1, por brenda 24 orëve ka humbur jetën.
Gazetari Aldo Kozarja raporton se 62-vjeçari nuk ka patur sëmundje të tjera shoqëruese ndërsa viktimat në qytetin e Elbasanit kanë shkuar në 17 raste./abcnews.al