I humbur prej dy ditësh në pyll, 8-vjeçari mbijeton duke ngrënë borë

schedule14:31 - 10 Maj, 2023

schedule 14:31 - 10 Maj, 2023

Një 8-vjeçar që kishte humbur në pyjet e largëta të Miçiganit mbijetoi për dy ditë duke ngrënë borë dhe duke u fshehur nën një trung për strehim. Nante Niemi u zhduk të shtunën teksa ndodhej së bashku me familjen e tij për kamping në parkun Porcupine Mountains.

Ai humbi ndërsa po ecte për të mbledhur dru për zjarr. Të hënën ai u gjet rreth dy milje nga kampi i tij, në gjendje të mirë shëndetësore.

Djali i tha policisë se “hëngri borë për të qëndruar i hidratuar.”

Disa rrugë ishin të pakalueshme për shkak të sasisë së bores, por ekipi  u fokusua në një zonë afërsisht 40 milje katrorë (100 km katror) në park, duke gjetur përfundimisht djalin.

Ai është ribashkuar me familjen e tij, tha policia.

/abcnews.al