Boksieri, Alessio Zangrilli është gjetur i vdekur mëngjesin e sotëm në lumin Tiber në Itali. Ai është gjetur nga kalimtarët e rastit, ndërsa nuk dihet ende nëse ka vrarë veten apo e kanë vrarë.
Sipas dëshmive, Zangrilli kohët e fundit vuante nga depresioni, kështu që nuk përjashtohet mundësia që ai të ketë vrarë veten.
Ai ishte larguar nga banesa me datë 10 tetor dhe prej asaj dite nuk kishte asnjë gjurmë rreth tij. Ndërkohë autoritet u angazhuan ta gjetur 35-vjeçarin e humbur./abcnews.al